Arrestohet një person në Pejë i dyshuar për veprën penale ‘kanosje’

07 maj 2019 | 11:45

Më 6 maj rreth orës 09:00, pranë Stacionit Policor në Deçan, viktima ka raportuar se është kanosur nga persona të dyshuar, duke i vënë para derës së shtëpisë së tij disa fishekë të armës së zjarrit (AK47, kal. 7.62 mm).

Njësitet patrulluese së bashku me Njësitin e Hetimeve të Stacionit Policor në Deçan, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë shikimin, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar prova dhe dëshmi që ndërlidhen me rastin e kanosjes.

“Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, janë siguruar informacione për personin e dyshuar dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake me datën dhe ditën e njëjtë është kryer një kontroll-bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar: M. B. lindur me 1970 m/k/sh Gjatë kontrollit nuk është gjetur diçka ilegale apo e dyshimtë. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë hetimeve janë gjetur edhe prova shtesë, me ç’rast i dyshuari ka pohuar se e ka kryer këtë vepër penale ‘kanosje’”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar motivin e kësaj vepre penale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në…