Arrestohet një person në Shtërpcë, i konfiskohen edhe disa armë zjarri

17 mars 2022 | 16:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Shtërpcë.

Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit të i dyshuari me inicialet O.H, i moshës 40-vjeçar ka gjetur dy  pushkë automatike “A-47”,  një pushkë gjysmë automatike, një kapak i pushkës automatike, një dylbi të pushkës, karikatorë dhe sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm, ku më pas si prova materiale janë konfiskuar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 dhe ndaj tij është iniciuar rasti penal  “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve” për procedura të mëtejme hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eros Grezda ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve në kampionatin…