Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

06 korrik 2022 | 10:09

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:20 ka pranuar një informacion se, në rrugën “Luan Haradinaj” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.A (M/K) i moshës 36-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet J.V (F/K) e moshës 28-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim trupor & Dhunë në familje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,…