Arrestohet një person për dhunë në familje në Skenderaj

31 janar 2022 | 12:22

Një person nga Skenderaj është arrestuar, pasi dyshohet se më 28 janar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një familjareje të tij.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka ushtruar në vazhdimësi dhunë ndaj viktimës së  rastit.

“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor, personi i dyshuar B.L., 50 vjeçar dhe gjatë intervistimit të tij është zbuluar se i dyshuari posedon një armë zjarri në shtëpinë e tij. Policia ka shkuar në lokacionin e lartcekur dhe si provë materiale kanë konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 19 fishekë të kalibrit 7,62x39mm”, është thënë në njoftimin e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një studimi të publikuar nga Ministria e Familjes në…