Arrestohet një person për kontaminim të ujit në Kamenicë

28 gusht 2019 | 17:44

Një person është arrestuar nga policia në Kamenicë nën dyshimin se ka kontaminuar ujin në një zonë në këtë komunë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilani, Ismet Hashani i cili ka treguar se prej dje me rastin është duke u marrë prokuroria.

“Dje është arrestuar një i dyshuar dhe ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, ka thënë Hashani për “klankosova.tv”.

Rasti për kontaminim të ujit të pijshëm në Kamenicë është paraqitur në polici dy ditë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të jetë prezentë në…