OEK-u, pjesë e Forumit Biznesor në Vjenë

28 gusht 2019 | 17:27

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të jetë prezentë në Forumin Biznesor që do të mbahet në Vjenë, gjatë muajit tetor.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka takuar ambasadorin e Japonisë për Austri dhe Kosovë, Kiyoshi Koinuma.

Gjatë këtij takimi Rukiqi ka theksuar rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik me Japoninë përmes aktiviteteve konkrete të cilat mundësojnë promovimin e Kosovës, si vend atraktiv për investime dhe në të njëjtën kohë shfaqin potencialin e kompanive të Kosovës për eksport të produkteve e shërbimeve.

Rukiqi gjatë takimit ka pranuar ftesën nga Koinuma për të qenë pjesëmarrës në Forumin Biznesor që do të mbahet në Vjenë gjatë muajit tetor, ku përveç tjerash do të kremtohet 10-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Japonisë.

Në këtë forum do të marrin pjesë më shumë se 100 kompani japoneze të cilat do të kenë rastin të dëgjojnë mundësitë dhe lehtësirat që Kosova ofron në të bërit biznes.

Oda Ekonomike e Kosovës ka kënaqësinë të jetë prezentë në këtë forum i cili krahas thellimit të bashkëpunimit ekonomik mundëson rrjetëzim me kompani prestigjioze Japoneze.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës, e cila zhvillohet të premten…