Arrestohet një person për vrasjen në Podujevë

12 shtator 2023 | 09:38

Njëri nga të dyshuarit për vrasjen në Podujevë që ka ndodhur të hënën, ku në vendin e ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe një grua është arrestuar, kurse tjetri vazhdon të jetë në arrati.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar, në rastin e vrasjes së rëndë në Podujevë”, ka deklaruar ajo.

Edhe në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast.

Në raport thuhet se policia ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar ku kanë gjetur dhe konfiskuar disa mjete.

“Lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të  personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit bëhet e ditur se me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pakënaqësive të shumta në Policinë e Kosovës, nga janari…