Arrestohet personi që kërkohej për dhunim

15 mars 2023 | 08:06

Para më shumë se tre muajsh e kishte shpallur nën kërkim, por policia në Gjakovë, në bashkëpunim me mediet dhe qytetarët, ka arritur ta arrestojë Florian Filën.

Florian Fila kërkohej për veprën penale “Dhunim”. Fila me vendim të prokurorit është ndalur në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 01.12.2022 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Florian (Ruzhdi) Fila i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale “Dhunim”. Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili po ndikon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 500 dronë kanë dhënë spektakël për 14 Marsin e…