Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

24 prill 2024 | 22:34

Policia ka njoftuar se gjatë ditës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shkaktuar aksident trafiku dhe më pas është përleshur fizikisht me gra vozitëset e automjeteve.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se i dyshuari është arrestuar në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar.

“Rreth orës 13:00 është raportuar për një rast sulmi, të ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura”.

“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit”.

Ai shtoi se po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Sulm’ dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedoni të Veriut, VLEN, është “Lista Serbe” e kryeministrit, Albin…