Arrestohet shqiptari në Shkup, Mickoski tha se tentoi ta vriste

06 korrik 2022 | 22:35

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka arrestuar personin i cili është parë me armë zjarri në sheshin Skënderbeu në Shkup. Për këtë të fundit lideri i OBRM-PDUKM-së,Hristijan Mickoski, tha se tentoi ta vriste sonte.

MPB kanë thënë se për momentin nuk kanë informacione shtesë për rastin. Sipas informacioneve personi që shihet me armë zjarri është Isuf Koka, i cili është pronar i dy dyqaneve në sheshin Skënderbeu. Koka ka ekspozuar armën e tij me qëllim të mbrojtjes së dyqanit të tij nga protesutuesit maqedonas.

Protestat e sotme kanë qenë të dhunshme, po ashtu si netët e tjera. Protestuesit kundërshtojnë propozimin francez për heqjen e vetos bullgare që do të sillte edhe zhbllokimin e procesit të negociatave për në BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tirana ka pësuar humbje 1-0 ndaj Dudelange në kuadër të…