Tirana pëson humbje me rezultat 1-0 nga Dudelange

06 korrik 2022 | 22:27

Tirana ka pësuar humbje 1-0 ndaj Dudelange në kuadër të raundit të parë të eliminatoreve për Champions League.

Ndeshjen e vendosi goli i sulmuesit Mohcine Hassan Nader në minutën e 71.

Përballja u mbyll më herët për Vesel Limajn i cili u ndëshkua me karton të kuq dy minuta para pësimit të golit.

Gjithsesi, edhe Dudelange luajti me një lojtar më pak pothuajse gjatë gjithë pjesës së dytë, pasi Kirch u përjashtua po ashtu nga loja.

Tirana do ta kërkojë përmbysjen në ndeshjen e radhës që luhet në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i ushtarëve rusë të vdekur dhe të plagosur po…