Arrihet koalicioni i parë parazgjedhor në Gjakovë

05 korrik 2021 | 17:31

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, dega në Gjakovë, Fazli Hoxha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Nismës dhe degës së Ballit Kombëtar në Gjakovë, që të garojnë bashkë në zgjedhjet komunale të 17 tetorit 2021.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Dega e Ballit Kombëtar në Gjakovë në zgjedhjet 17 tetorit do të garon në listën Nismës Socialdemokrate.

Nikoll Perkaj është personalitet që ka dhënë kontribut të çmuar për Kosovën, e sidomos për Gjakovën.

Nisma Socialdemokrate dhe lideri Fatmir Limaj janë adresë e besimit qytetar dhe e zhvillimit të komunave, andaj në zgjedhjet e ardhshme lokale Nisma do të fuqizohet edhe më shumë.

Na priftë e mbara së bashku!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…