Arrihet marrëveshja për azilkërkuesit, qendrat jashtë territorit të BE-së

20 dhjetor 2023 | 22:14

Presidentet e Komisionit dhe Parlamentit, Ursula von der Lajen dhe Roberta Metsola kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes pas 8 vitesh përpjekjeje për sistemin e azilit

Krerët e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për ashpërsimin e sistemit të kërkimit të azilit dhe një shpërndarje më të drejtë mes vendeve anëtare, në mënyrë që barra të mos u bjerë si deri më tani vetëm, Greqisë, Italisë dhe Spanjës, e në të njëjtën kohë të mos shkelen parimet europiane për të drejtat e njeriut për njerëzit që kërkojnë strehë në vendet europiane nga përndjekjet në vendet e tyre të origjinës.

Nga marrëveshja e arritur, parashikohet që azilkërkuesit që meritojnë të drejta azili në vendet europiane do të përzgjidhen kryesisht në qendra të ngritura jashtë territorit të vendeve të BE.

Azilkërkuesit do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë, e do t’i merren edhe shenjat e gishtërinjve. Siç shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA, përzgjedhja do të bëhet në vende si Shqipëria, Libia, Tunizia e Turqia me të cilat vende të ndryshme të unionit kanë marrëveshje dypalëshe.

Plani megjithatë kundërshtohet nga Hungaria, që tha se asnjë vend nuk mund të detyrohet të marrë emigrantë.

“Përveçse sërish shkel të drejtat e njeriut, plani është përpjekje e BE për t’ua hedhur vendeve fqinje barrën e këtij problemi dhe mund të krijojë varësi të unionit nga këto vende.” – tha organizata “Amnesty International”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Vehbi Kajtazi, thotë se në Qeverinë Kurti ka rritje…