Arrihet marrëveshja Shqipëri – Hungari për certifikatën e vaksinimit

08 qershor 2021 | 16:02

Shqiptarët e vaksinuar do të udhëtojnë lirshëm në Hungari pasi është arritur marrëveshja e parë në mes të Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të vaksinimit.

Shqipëria dhe Hungaria pritet të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit. Kjo marrëveshje është arritur të martën gjatë takimit Rama – Orban në Budapest.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Hungari ku ka nisur një vizitë zyrtare me ftesë të kryeministrit Viktor Orban.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja miqësore në mes Përfaqësues së Kosovës dhe…