Filloi miqësorja Kosova – Guinea
Ka filluar ndeshja miqësore në mes Përfaqësues së Kosovës dhe Guineas. Kjo ndeshje po zhvillohet në Antali të Turqisë.
Në këtë ndeshje “dardanët” do të paraqiten me futbollistë që shihen si potencial për ekipin në ardhmen. Në stërvitjen e fundit përzgjedhësi Bernard Challandes është përqendruar kryesisht në aspektin tekniko-taktik, duke u shpjeguar futbollistëve elemente dhe skema të ndryshme të lojës. Edhe gjatë stërvitjes së sotme atmosfera tek futbollistët “dardanë” ishte shumë e mirë, ashtu sikurse edhe përkushtimi në punë dhe harmonia brenda ekipit.
Trajneri dhe futbollistët vlerësuan se këto tri ditë të përgatitjeve i kanë shërbyer ekipit për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin, teksa e vlerësuan Guinenë si një kundërshtar shumë të fortë si fizikisht ashtu edhe në aspektin taktik, gjë të cilën e dëshmuan në miqësoren e fundit kundër Turqisë.
Formacioni zyrtar i Kosovës: Bekaj; Domgjoni, Jashanica, Thaqi, Bajselmani; Rrudhani, Broja, Loshaj; Topalli, Hoxha; Daku.
/Epoka e re/