Arrijnë 10 mijë doza të vaksinës anti-Covid, donacion nga Kroacia

10 qershor 2021 | 14:24

Në Kosova tashmë kanë arritur 10 mijë doza të vaksinës anti-Covid, donacion nga Kroacia.

Kontingjenti i vaksinave ka arritur të mërkurën mbrëma në Kosovë. Lajmin e ka bërë me dije për “Telegrafin”, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ndryshe, më 6 maj në takimin me kryeparlamentin Glauk Konjufca, kryediplomati kroat Gordan Grlic-Radman pati konfirmuar se Kroacia ka siguruar 10 mijë vaksina anti-Covid për Kosovën.​

Marrëveshja për ardhjen e tyre është nënshkruar më 24 maj në mes të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
KF Llapi të enjten bëri hapin më të madh gjatë…