Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ bëhet me bari natyral

10 qershor 2021 | 14:22

KF Llapi të enjten bëri hapin më të madh gjatë këtij viti ku krahas suksesit të skuadrës në garën e Kupës, kryesia e klubit në bashkëpunim dhe me ndihmën e madhe të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), do ta bëj stadiumin “Zahir Pajaziti” me pamje evropiane duke ndryshuar fushën nga bari sintetik në natyral dhe pritet që pas përfundimit të projektit tapeti i fushës të ketë pamje të jashtëzakonshme.

“Kryesia e KF Llapi nënshkruajti kontratë me kompaninë më të njohur turke dhe kompaninë e licencuar nga UEFA dhe FIFA, ‘Iren limited sirket’, kompani e cila merret me ndërtimin e fushave dhe e cila i mirëmban të gjitha fushat e Superligës së Turqisë. Falënderim i madh edhe për kryetarin e FFK-së, Agim Ademi që na mbështeti fuqishëm në këtë proces me rëndësi për klubin dhe futbollistët tanë. Kryesia e klubit bëri të pamundurën që ta sjell në Kosovë kompaninë e njohur turke. Kryesia ka vendosur që stadiumi ‘Zahir Pajziti’ të jetë me standard të UEFA-s për zhvillimin e garave evropiane dhe kjo është hera e parë që në Kosovë punohet një fushë me këto parametra të këtij niveli”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Llapit.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për…