Arrijnë në Kosovë trupat e pajetë të tre anëtarëve të familjes që vdiqën aksidentin në Gjermani

21 tetor 2020 | 14:48

Kanë arritur në aeroportin “Adem Jashari” kufomat e tre anëtarëve të familjes Krasniqi, të cilët vdiqën tragjikisht pas një aksidenti në Gjermani.

Sot në orën 16:00 do të mbahet varrimi i tre viktimave që vdiqën tragjikisht pas një aksidenti në Gjermani.

Varrimi i tyre do të bëhet në varrezat e fshatit Rahovicë të Ferizajt.

Ditë më parë tre anëtarë të një familje nga Kosova kanë humbur jetën në Gjermani në një aksident trafiku.

Ata ishin duke u kthyer nga Kosova për në Zvicër.

Aksidenti kishte ndodhur në autostradën federale 31, ndërmjet lokaliteteve Uhldingen-Muhlhofen dhe Meersburg, trafiku mes një makine “Audi” dhe një kamioni.

Ngjarja kishte ndodhur në mëngjes, pak para orës 09:00, sipas raportimeve të medieve gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, pati mëngjesin e…