Presidenti Meta takon kampionin Robin Krasniqi: Suksesi i tij është frymëzues

21 tetor 2020 | 14:40

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, pati mëngjesin e sotëm një mysafir special. Ai ishte kampioni i ri i botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin (Haxhi) Krasniqi, që ka bërë krenar së fundmi gjithë shqiptarinë.

Nëpërmjet një fotoje të postuar në faqen zyrtare, ku shfaqej në krah të Krasniqit, me 2 brezat e artë, kreu i shtetit shqiptar është ndjerë krenar për djaloshin nga Juniku. Puna, përkushtimi dhe sakrificat e boksierit drejt suksesit, janë frymëzuese, për presidentin Meta.

Postimi i presidentit Meta:

Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi. Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese!

Krenar për ty Robin!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç ndryshimeve të shumta që ka shkaktuar në ekonomi, pandemia…