Arrin 908 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Turqi

10 prill 2020 | 09:18

Turqia konfirmoi 96 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Me shifrat e reja, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi, shkon në 908.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 42.282, pasi 4.056 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë në teste.

Të dhënat u njoftuan nga ministria turke e Shëndetësisë.

Ndërkohë, në një postim në Twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se deri më tani, janë shëruar në total 2.142 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktualisht 1,602,885 njerëz në mbarë botën janë të infektuar me…