Arsenal vs Atletico, super ndeshja në Europa League

13 prill 2018 | 12:24

Arsenali do të përballet me Atletico Madridin në gjysmëfinale të Europa League.

Dy favoritët, Arsenali dhe Atletico Madrid kanë qenë të pafat me hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Europa League, pasi do të përballen mes vete që në këtë fazë.

Ndërsa Marsielle do të përballet me Salzburgun e Valon Berishës.

Arsenali ndeshjen e parë e zhvillon në shtëpi, kurse atë të kthimit në Spanjë në “Wanda Metropolitano”.

Klubi londinez e pret atë spanjoll në shtëpi  më 26 prill, ndërsa më 3 maj luhet loja kthyese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të ministrit të Financave, Bedri Hamza, është mbajtur…