Arsenali afër transferimit të Salibës

13 qershor 2019 | 17:34

Arsenali është në bisedime të avancuara me Saint Ettiene për t’i siguruar shërbimet e William Salibës.

 Sipas “Le10Sport”, 18 vjeçari francez mund të kalojë te londinezët për një shumë prej 30 milionë eurosh, para se të rikthehej te klubi francez në formë huazimi.

Në sezonin e kaluar ai u paraqit 16 herë për gjigantin e Ligue 1, dhe gjithashtu tre herë për kombëtaren e Francës të grumposhave U-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht presionit të SHBA-ve për sanksione ndaj Turqisë, Rexhep Taip…