Arsenali e mposhti me 6 gola West Hamin

11 shkurt 2024 | 17:21

Arsenali ka shënuar fitore ndaj West Ham si mysafir me rezultat 6-0 në kuadër të javës së 24-të të Ligës Premier.

Rezistenca vendase e të besuarve të Moyes zgjati 30 minuta.

Saliba zhbllokoi rezultatin, duke i hapur rrugë një goleade. Brenda pjesës së parë, golat do shpërndaheshin te Saka, Gabriel dhe Trossard. “Festivali” i golave do vijojnë edhe në pjesën e dytë, Saka dhe Rice “tundën rrjetën”.

Djemtë e Artetas me këtë rezultat janë në vendin e 3-të me 52 pikë. West Ham është në vendin e tetë, shumë larg pritshmërive. Premier League luan këtë pasdite edhe ndeshjen Aston Villa-Manchester United!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Brestovci, një afarist i njohur, i cili deri më…