Arsenali e nis me një fitore të pastër ndaj Crystal Palace

05 gusht 2022 | 22:58

Arsenali e nis me një fitore të pastër 2-0 ndaj Crystal Palace sezonin e ri në Premier League. Topçinjtë e Londrës zhvilluan një ndeshje të kujdesshme duke realizuar nga një gol për pjesë.

Martinelli zhbllokoi shifrat pas 20 minutash lojë, duke përfituar nga një rrëmujë në zonë. Ekipi i Artetës më pas e ul ritmin, por në fraksionin  e dytë gjeti dhe golin e sigurisë.

5 minuta nga fundi, një krosim i Saka devijohet nga mbrojtësi Guehi dhe shkon në rrjetën e portës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich e ka nisur sezonin e ri të Bundesligës…