Bayerni e fillon fuqishëm sezonin e ri

05 gusht 2022 | 22:54

Bayern Munich e ka nisur sezonin e ri të Bundesligës duke fituar thellë ndaj Frankfurtit në shtëpinë e këtyre të fundit.

Në minutën e 5-të ishte Kimmich i cili realizoi një gol fantastik nga pothuajse mesi i fushës me goditje dënimi. Nuk zgjati shumë dhe në minutën e 11-të, ishte Pavard që përfitoi nga një rrëmujë Brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Duke u bërë të zotët e shtëpisë së Frankfurtit, Bayern realizon edhe golin e tretë në minutën e 29-të me anë të blerjes së re, Sadio Mane pas një asistimi nga Gnabry.

Në minutën e 35-të më pas ishte Musiala nga asistimi i Muller i cili katërfishon shifrat. Pa përfunduar ende pjesa e parë, Gnabry e çon rezultatin në 0-5.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, ku goli erdhi nga Frankfurt në minutën e 64-të me anë të Kolo Muani. Për holandezin De Ligt, i cili është një tjetër blerje e re nga ana e bavarezëve, kishte minuta në dispozicion pasi u aktivizua në të 82-tën.

Në minutën e 84-të vjen edhe goli i gjashtë për Bayernin nga Musiala. Bayern Munich arrin të marrë tre pikët e para në këtë ndeshje të parë të sezonit në kampionatin gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë 16 orë që në fshatrat e Gjakovës nuk…