Fshatrat e Rekës së Keqe të Gjakovës që 16 orë pa rrymë

05 gusht 2022 | 22:51

Janë bërë 16 orë që në fshatrat e Gjakovës nuk ka rrymë.

Që nga ora 8 e mëngjesit e ditës së premtë mbi 15 fshatra të Rekës së Keqe të komunës së Gjakovës, kanë mbetur pa energji elektrike.

Edhe pse ishin paralajmëruar punime në rrjet nga KEDS e të cilat priteshin të zgjatnin deri në ora 16:00, megjithate deri tani që kanë kaluar mbi 16 orë, nuk është leshuar rryma.

Qytetarët janë interesuar të marrin përgjigje nga zyra e informacionit por përgjigjja e tyre ka qenë se ekipet janë në terren dhe janë duke u munduar të gjejnë defektet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është…