Dua Lipa merr titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

05 gusht 2022 | 20:58

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka ndarë në llogarinë e saj në “Facebook” disa foto nga momenti i rëndësishëm.

“Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falënderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja theksoi se ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë.”

Dua Lipa është me prejardhje nga Kosova. Ajo u kthye që të performonte në edicionin e tretë të Festivalit që sjellë shumë emra të mëdhenj të muzikës botërore, por edhe lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruar nga Besim Xani Është madhështore për ne në Kosovë…