Arsenali për histori ndaj Sportingut

25 tetor 2018 | 11:49

Sportingu i Lisbonës do ta presë Arsenalin në javën e tretë të Grupit E të Evropa Ligë sot (e enjte) nga ora 18:55.

Të dyja këto skuadra kryesojnë grupin me pikë të barabarta pas dy ndeshjeve të para, me anglezët që mbajnë vendin e parë për shkak të diferencës më të mirë të golave. Portugezët kanë marrë dy fitore dhe katër humbje në ndeshjet e luajtura që nga sezoni 2009/10 kundër skuadrave të Premierë Ligës. Të dyja ato fitore janë regjistruar në Portugali. Sportingu e ka nisur aventurën në Evropa Ligë me një fitore 2-0 kundër Qarabagut në Lisbonë, e pasuar me një sukses 2-1 në fushën e Vorsklas. Arsenali, nga ana tjetër, ka mundur 4-2 Vorsklan në “Emirates” para se të merrte një fitore 3-0 në Qarabag. Të dyja këto ekipe pritet t’i fitojnë ndeshjet e kthimit që do të luajnë kundër Qarabagut dhe Vorsklas, me dy ndeshjet që do të luhen në Lisbonë dhe Londër që pritet ta vendosin fituesin e këtij grupi.

Këto dy skuadra janë ndeshur për herë të fundit në sezonin 1969-70, në atë që njihej në atë kohë si Kupa e Panaireve. Ndeshja e luajtur në Lisbonë është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa Arsenali ka fituar 3-0 në “Highbury”. Gjithsesi, Arsenali nuk ka fituar kurrë si mysafir kundër një ekipi portugez (3 barazime, 3 humbje), duke humbur tre të fundit. Por Unai Emery ka humbur vetëm një nga 20 ndeshjet që ka drejtuar në fazën me grupe të Evropa Ligës (11 fitore, 8 barazime). Arsenali ka shënuar golin e parë në 8 nga 9 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet.

Grupi A

18:55 AEK Larnaca – Ludogorets Razgrad
18:55 Zuerich – Bayer Leverkusen

Grupi B

18:55 Leipzig – Celtic
18:55 Salzburg – Rosenborg

Grupi C

18:55 Koebenhavn – Slavia Prague
18:55 Zenit – Bordeaux

Grupi D

18:55 Anderlecht – Fenerbahce
18:55 Spartak Trnava – Dinamo Z.

Grupi E

18:55 Qarabag – Vorskla
18:55 Sporting – Arsenal

Grupi F

18:55 Milan – Real Betis
18:55 Dudelange – Olympiacos

Grupi G

21:00 Rangers – Spartak Moscow
21:00 Villarreal – Rapid Wien

Grupi H

21:00 Eintracht F. – Apollon Limassol
21:00 Marseille – Lazio

Grupi I

21:00 Besiktas – Genk
21:00 Sarpsborg – Malmoe

Grupi J

21:00 Sevilla – Akhisarspor
21:00 Standard L. – Krasnodar

Grupi K

21:00 Jablonec – Astana
21:00 Rennes – Dynamo Kyiv

Grupi L

21:00 Chelsea – BATE Borisov
21:00 PAOK – Vidi

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar disa projektligje por…