Arteta: Fituam ndaj skuadrës më të mirë në botë

07 gusht 2023 | 11:46

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta pasi skuadra e tij e mposhti Manchester Cityn në finale të Superkupës së Anglisë, ka thënë se nuk ka asgjë më të mirë se të fitosh një trofe në “Wembley” ndaj skuadrës më të mirë në botë.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme, nuk mund të ketë asgjë më të mirë se të fitosh një trofe në ‘Wembley’ kundër skuadrës më të mirë në botë.  Sidomos mënyra se si e bëmë. Ne patëm raste të shkëlqyera në pjesën e parë, por nuk i shfrytëzuam. Nuk e dinim se si mund të kishte shkuar. Megjithatë, bëmë zgjedhjet e duhura, gjetëm një moment dhe bindje që na lejoi të barazonim fillimisht dhe më pas të fitonim në penallti. Sot treguam elasticitet dhe luftuam”, ka thënë Arteta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave…