Nesër shfaqen filmat “I pabesi” dhe “Heshtja vret”

07 gusht 2023 | 11:46

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”, nesër (08 gusht 2023), duke filluar nga ora 20:00, në Kino Armata, në Prishtinë.

Filmat janë prodhuar me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Filmi “I pabesi” (39 min), është realizuar nën regjinë e Musa Isufi, me skenar të Shkelqim Islami, me aktorë: Gani Veseli, Anisa Ismaili, Artan Ibishi, Valon Nuhiu, Muzabejdin Qamili. Në këtë link mund ta shihni trailerin: https://www.youtube.com/watch?v=qe5l2zF1KVg

Ndërsa, filmi “Heshtja Vret” (40 min), është realizuar nën regjinë e Musa Isufi, me skenar të Shkelqim Islami, me aktorë: Gani Veseli, Sefedin Shabani, Faton Ibrahimi, Egzona Salihu, Valon Nuhiu, Artan Ibishi, Emine Kadriu, Blerim Ismani. Në këtë link mund ta ndiqni trailerin: https://www.youtube.com/watch?v=sg5OjHyU7bo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të…