Arteta zbulon të ardhmen e Mustafit

14 janar 2021 | 12:59

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për të ardhmen e mbrojtësit, Shkodran Mustafi.

Ishte folur se mbrojtësi shqiptar do të largohet në afatin kalimtar të janarit nga “Emirates”, por Arteta ka konfirmuar se Mustafi do të mbetet pjesë e Arsenalit.

“E ardhmja e tij është këtu. Mustafi vinte nga një lëndim shumë i vështirë pasi u lëndua në fund të sezonit të kaluar. Në atë kohë ai luante shumë mirë. Mendoj se paraqitjet e tij po bëheshin çdo herë e më të mira. Kur u rikthye, i kishim shtatë apo tetë qendërmbrojtës. Prandaj atij i duhej ta rriste nivelin e lojës së tij”, ka thënë Arteta.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme, Nicole Scherzinger, ka “tërbuar” 4.7 milionë ndjekësit…