As karantina e koronavirusi nuk i ndal plagosjet në Prishtinë

13 prill 2020 | 11:53

Njësia policore në Prishtinë ka hasur tre të dyshuar, në vendngjarje ku njëri prej tyre ishte plagosur nga arma e zjarrit dhe tjetri ishte i therrur me thikë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa thika.

Raporti i plotë i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË
Prishtinë 12.04.2020 – 15:00. Njësia policore, ka hasur tre të dyshuar meshkuj kosovar, ku prej tyre njëri ishte i plagosur nga arma e zjarri dhe tjetri ishte i therur me thikë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa thika. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është liruar, ndërsa dy të dyshuar që gjenden në QKUK ju është lëshuar vendim për ndalim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Abdullahu Asgjë nuk e vë në lëvizje diasporën që…