As këtë vit nuk festuan pa armë, tre të plagosur nga plumbat qorr

01 janar 2023 | 08:15

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit gjatë festimeve për Vitin e Ri. Në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 15-vjeçare, ndërsa raportohet se bëhet fjalë për lëndime nga plumbi qorr. Të gjitha këto raste janë pranuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së. Po ashtu, lëndime janë shënuar edhe nga fishekzajrret. Më se keqi e ka pësuar një 8-vjeçare së cilës duhet t’i amputohen gishtat.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Ejup Govori, tregoi për rastet e plagosjes me armë zjarri të cilat janë pranuar në këtë klinikë.

“Gjate kujdestarise te kesaj nate kemi pranuar tri raste lendime me arme zjarri, sic thane ata, nuk dihet nga ju ka ardhur plumbi, ne i quajme lendime nga plumbat qorr. Lendimet jane ne ekstremitete të poshtme, mosha e të plagosurve eshte njeri 36-vjeçar, tjetri 26 dhe nje vajze 15-vieçare….. kjo vajza 15-vjeçare është plagosur nga nje plumb qorr, kur eshte bere rentgeni evidentuar edhe predha ne ekstremitet, eshte trajtuar nga ortopedi edhe predha eshte nxjerre nga ekstremiteti. Gendja e tyre është stabile dhe mundesisht disa lirohem dhe njeri prej tyre pranohet, sipas te githa gjasave kjo vajza 15-vjeçare duhet te pranohet per trajtim te mt137utjeshëm”, tha Govori.

Doktor Gavori tha se kanë pranuar edhe raste të lëndimeve me mjete prioteknike dhe disa prej tyre janë të rënda.

“Ndersa mjetet piroteknike i kemi gjithsej nga ora 19:00 kur ka filluar nderrimi i nates kemi pranuar 11 raste me mjete piroteknike kryesisht lendime në ekstremitete te siperme dhe lokalizimi eshte ne shuplaka te dorës, ka raste te cilat jane lendime serioze me incaliditet duhet te amputohen apo t’u hiqen gishtat sepse eshte lendimi shumë serioz, ndersa disa raste të tjera ka nga keto mjete piroteknike fishekzjarre te cilet lendimet jane ne fytyre, lendimet nuk jane serioze por siperfaqesore, keto raste lirohem pas trajtimit te plageve besoj lirohen ne shtepi”, tha ai.

Më së rëndi duket gendja e një 8-vjeçareje së cilës pritet t’i amputohen gishtat e dorës për shkak të lëndimeve nga mjetet piroteknike.

“Pak me heret erdhi një vajzë e moshes 8-vjeçare e cila hetohet se ka lendime jashtezakonisht te renda të shuplakës dhe besoj se lendimet jane shume serioze ku duhet t’u amputohen gishterinte, invaliditeti eshte shume i rende”, shtoi ai. /KosovaPress

Video KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fabrikë që bën prodhimin e stiroporit është përfshirë nga…