As në Youtube, as Twitter: Trump do rikthehet në rrjetet sociale në këtë mënyrë

21 mars 2021 | 23:57

As në Youtube, as Twitter: Trump do rikthehet në rrjetet sociale në këtë mënyrë

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili është ndaluar të hyjë në Twitter që nga janari, do të kthehet në rrjetet sociale me platformën e tij brenda tre muajsh, tha këshilltari i Trump, Jason Miller.

“Unë mendoj se ne do ta shohim presidentin Trump përsëri në mediat sociale brenda dy ose tre muajsh, me platformën e tij,” tha Miller për Fox News, por nuk dha detaje rreth platformës së re.

Miller tha se platforma do të jetë e madhe dhe se duhet të tërheqë miliona përdorues.

Twitter, i cili ishte mjeti kryesor i komunikimit i Trump gjatë ditëve të tij presidenciale, mbylli përfundimisht llogarinë e tij me 88 milionë ndjekës në janar, për shkak të nxitjes së përsëritur të dhunës edhe pas trazirave të mbështetësve të tij në Capitol Hill.

Trump është ndaluar përkohësisht ose përgjithmonë për të hyrë në platformat e tjera dhe rrjetet sociale si Facebook, Instagram, YouTube dhe Snapchat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia shton numrin e personave që marrin ndihma ushqimore. Qindra…