Asambleja Kombëtare e Francës miraton projektligjin kontravers për emigracion

23 prill 2018 | 11:17

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Francës ka miratuar një projektligj për imigracion që është kritikuar nga të majtët duke u cilësuar shumë kufizues derisa të djathtët e kanë konsideruar tejet tolerant.

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar projektligjin pas 61 orësh debat. Projektligji është miratuar me mbështetjen e partisë së presidentit francez, Emmanuel Macron.

Dhoma e Lartë dhe Senati do të shqyrtojnë të njëjtin në muajin qershor. Vitin e kaluar, Franca ka pranuar një numër rekord prej 100 000 azilkërkuesish.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka ndaluar përdorimin e kriptovalutave në banka dhe institucione…