Mbi 14 mijë raste të dyshuara për punë në të zezë zbulohen në Zvicër
Kontrollet e kryera gjatë vitit 2025 në Zvicër kanë zbuluar mijëra raste të dyshuara të punës së padeklaruar. Shumë prej tyre lidhen me persona që punonin pa leje të vlefshme qëndrimi ose pune.
Autoritetet zvicerane kanë identifikuar mbi 14 mijë raste të dyshuara të punës së padeklaruar gjatë kontrolleve të zhvilluara vitin e kaluar.
Sipas një raporti të publikuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), gjatë vitit 2025 janë inspektuar 14 450 kompani për të verifikuar zbatimin e legjislacionit të punës.
Në total janë kontrolluar 44 083 punëtorë.
Nga këto kontrolle, 14 500 raste të dyshuara për punë “në të zezë” janë referuar te autoritetet kompetente për hetime të mëtejshme.
Sipas SECO-s, një pjesë e madhe e këtyre rasteve lidhen me shtetas të huaj që punonin pa leje të vlefshme pune ose qëndrimi. /Albinfo.ch



