Asamblistët e PDK-së s’marrin pjesë mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Ratkoceri jep arsyet

21 dhjetor 2023 | 11:43

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, sot nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit. Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit të kuvendareve të PDK-së, Leutrim Ratkoceri.

Ratkoceri ka thënë se edhe pse jemi në qeverisje komunale, nuk do të thotë të jemi makinë votimi me sy mbyllur.

“Edhe pse jemi në qeverisje, kjo nuk nënkupton se jemi makinë votimi me sy mbyllë. Kur kemi pranuar të bashkohemi në bashkëqeverisje e kemi pasur të qartë se duhet të qëndrojmë besnik karshi qëllimeve dhe modelit të qeverisjes që po e dëshirojmë dhe e meriton qyteti”, ka shkruar Ratkoceri.

Njoftimi i plotë i Shefit të asamblistëve të PDK-së, Leutrim Ratkoceri:

Sot nuk jemi në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit.

Është një mendësi e trashëguar nga e kaluara që konsideron se Kuvendi Komunal shërben si një makinë e votimeve, duke lënë pak hapësirë për koordinim e komunikimin proaktiv me qytetarë.

Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje që kjo mendësi dhe kjo traditë nevojitet të ndryshohet sepse për shumicën e vendimeve, në fund janë vet qytetarët që po mbesin të hutuar e të zhgënjyer në pamundësinë e artikulimit të zërave e nevojave të tyre.

Parimet e mirëqeverisjes që ne i njohim dhe duam t’i aplikojmë, bazohen në hartimin e përbashkët të agjendës legjislative, e cila nuk po ndodhë dhe e njëjta nuk po jep mjaftueshëm mundësi për kontribut transparent në zhvillimin dhe mbrojtjen e interesit publik të qytetarëve.

Edhe pse jemi në qeverisje, kjo nuk nënkupton se jemi makinë votimi me sy mbyllë. Kur kemi pranuar të bashkohemi në bashkëqeverisje e kemi pasur të qartë se duhet të qëndrojmë besnik karshi qëllimeve dhe modelit të qeverisjes që po e dëshirojmë dhe e meriton qyteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushteti lokal në Sarajevë ka shpallur gjendje alarmi të enjten,…