Asamblistja e LDK-së në Rahovec propozon që të ndihmohen familjet e komuniteteve në nevojë

13 prill 2023 | 21:36

Të enjten në Kuvendin Komunal të Rahovecit është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete.

Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Edona Kryeziu, e cila është edhe anëtare e këtij komiteti, në këtë mbledhje ka kërkuar që për festën e Bajramit t’u ndihmohet familjeve të komuniteteve në nevojë me ndihma ushqimore dhe higjienike.

“Unë sot, kam një pyetje dedikuar shefit të zyrës z. Lendrit Qeli, që më shumë do të doja të jetë edhe si rekomandim i këtij takimi. Duke e ditur që festa e Bajramit është afër, por edhe gjendja e komuniteteve është e rëndë, desha të di nëse ekziston ndonjë mundësi për mbështetje të familjeve me ndihma ushqimore dhe higjienike, sidomos të atyre me gjendje të rëndë. Ndërkohë nëse nuk ka buxhet nga zyra për komunitete, a mundet të parashtrohet si kërkesë përmes subvencioneve të kryetarit ose Drejtorisë dhe Mirëqenies”, ka thënë Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Kosovës nuk ka bazë ligjore që t’a paguajë…