Asani: Jemi më të fortë se kurrë më parë, do të jetë viti ynë

22 shkurt 2024 | 13:54

Viti 2023 ishte më i miri në karrierën e Jasir Asanit. Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut shkëlqeu në fanellën e Kombëtares shqiptare, të cilën me golat dhe kontributin e tij e ndihmoi që të kualifikohej në Kampionat Evropian.

E tash, futbollisti ofansiv do ta nisë vitin 2024 me ambicie të mëdha, si me klubin e tij ashtu edhe me Kuqezinjtë. Ndonëse pritej një rikthim i tij në futbollin evropian, 28-vjeçari mbeti megjithatë në Korenë e Jugut, respektivisht në ekipin Gwngju FC.

Ish-futbollisti i Vardarit, Shkupit, Pobedas, Partizanit, AIK e Kisvarda, e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka shprehur ambiciet e tij për vitin 2024, duke u shprehur optimist se ky do të jetë një vit pozitiv dhe i suksesshëm për të dhe për shqiptarët në përgjithësi.

“Jemi gati për sezonin e ri, më të fortë se kurrë më parë, do të jetë viti ynë”, ka shkruar Asani në rrjetet sociale. Kombëtarja shqiptare e siguroi kualifikimin e dytë në një Kampionat Evropian brenda tetë vjetësh, ndërsa në “Euro 2024” ka përfunduar në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor nuk…