Asfaltohen disa rrugë në Podujevë

09 nëntor 2020 | 15:27

Në kuadër të investimeve dhe realizimit të projekteve infrastrukturore, janë duke u zhvilluar punimet në asfaltimin e disa rrugëve dhe rrugicave të qytetit të Podujevës dhe në fshatin Llapashticë.

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka inspektuar punimet në fshatin Llapashticë ku janë asfaltuar rrugë dhe rrugica të këtij fshati. Këto rrugë dhe rrugica lidhin disa lagje me rrugën që shpie në shkollën e fshatit.

Nënkryetari Rudari ka vizituar edhe lagjen te Tjegullorja e qytetit ku janë asfaltuar disa rrugica në gjatësi prej rreth 400 metra. Me këtë rast, Rudari ka thënë se Komuna e Podujevës do të vazhdojë me projekte dhe investime në përmirësimin e infrastrukturës edhe në lokalitete të tjera.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Agjencinë e…