Asfaltohen mbi një kilometër rrugë në lagjet e Damanekut në Malishevë

28 qershor 2019 | 14:55

Në fshatin Damenek të Komunës së Malishevës janë asfaltuar rreth 1 100 metra rrugë nëpër lagje. Asfaltimin e rrugëve e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, dhe drejtori i Inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët edhe janë takuar me banorët e fshatit.

“Këto rrugë janë pjesë e investimeve që jemi duke i bërë në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës. Ne jemi duke e bërë të pamundurën që brenda buxhetit të pamjaftueshëm që kemi si komunë t’i realizojmë kërkesat e banorëve të të gjitha fshatrave. Na mbetet të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës”, ka thënë nënkryetari Berisha gjatë takimit me banorët e Damanekut.

Rregullimi dhe asfaltimi i këtyre rrugëve është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe realizohet në kuadër të listës së projekteve kapitale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është takuar me…