Asfaltohen rrugët “Vëllezërit Dehiri” dhe “Besnik Muçaj” në Prizren

28 korrik 2019 | 13:35

Në kuadër të punimeve për rehabilitim të rrugëve me asfalt në komunën e Prizrenit, Drejtoria e Shërbime Publike vazhdon të punojë intensivisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Sipas një njoftimi të kësaj komune, në rrugën “Vëllezërit Dehiri” është bërë përmirësimi i nyjeve sanitare, asfaltimi dhe rehabilitimi i ujësjellësit me gjatësi 240 metra dhe me gjerësi tri metra, ndërsa në rrugën “Besnik Muçaj” është bërë shtruarja e asfaltit me gjatësi 143 metra dhe gjerësi tri metra.

Si pjesë e realizimit të punimeve në këtë të fundit është edhe ndërtimi i sistemit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik, si dhe instalimi i ndriçimit publik.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive…