“Ishte askushi…” Linda Rama flet për Ermonela Jahon

28 korrik 2019 | 13:32

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Together Magazine”, ku ka folur me optimizëm për vendin e saj dhe veçanërisht për femrat shqiptare. Duke u ndalur tek këto të fundit, pasi iu kërkua që t’i japë tre këshilla atyre të ndodhura në vështirësi, Linda Rama solli në vëmendje shembullin e sopranos së mirënjohur Ermonela Jaho.

“Nëse duhet t’i përgjigjem me doemos pyetjes tuaj me një recetë për gratë dhe vajzat në vështirësi, së pari do t’iu kërkoja ndjesë atyre dhe do t’iu lutesha që nëse qëllon të më lexojnë, të mos i marrin fjalët e mia si këshillat e dikujt që i jep atyre mend. Sepse ato kanë mençurinë e veçantë të vuajtjes së tyre dhe iu duhet vetëm një mundësi, një shans, një dorë e shtrirë, të cilën duhet ta kërkojnë me forcën e ëndrrës e të shpresës së tyre për ndryshim.

Kam njohur një vajzë që ishte askushi dhe askush nuk e merrte seriozisht, kur ende adoleshente e bijë e një familjeje të zakonshme, thoshte që një ditë do të këndoj në La Scala! Ajo quhet Ermonela Jaho dhe arriti të këndojë në La Scala e të ngjitet në yjet e skenës operistike botërore, duke u nisur nga rrugica plot baltë e shtëpisë së saj, në Tiranën e zymtë të viteve ‘90”-u shpreh Linda Rama, duke shtuar gjithashtu se sot ka shumë gra në botë të cilat janë kampione të aktivizmit dhe të përfaqësimit gjinor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Demi Rose këtë herë po shijon pushimet në Mikonos.…