Asfaltohet një rrugë dhe hapen dy të tjera në fshatrat e Malishevës

05 qershor 2020 | 11:05

Në tri fshatra të Komunës së Malishevës është asfaltuar një rrugë dhe ka filluar hapja e dy rrugëve të tjera të cilat së shpejti pritet të përfundojnë. Në fshatin Temeqinë është asfaltuar një rrugë, ndërsa ka filluar hapja dhe ndërtimi i dy rrugëve të tjera, njëra në Kërvasari dhe tjetra në Lladrovc.

Punimet në këto rrugë të enjten i kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Urbanizimit, Islam Vrenezi ku, krahas inspektimit të punimeve, janë takuar edhe me banorë, të cilët i kanë uruar për këto rrugë të reja në të tri fshatrat. “Këto janë planifikime të cilat jemi duke i realizuar dhe të gjitha këto rrugë kanë rëndësi të madhe për banorët e lagjeve në këto tri fshatra”, ka thënë Begaj.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, ka bërë me dije se këto rrugë janë investim i kësaj komune. “Këto rrugë mundësohen nga buxheti komunal i Malishevës, ndërsa rrugët kanë këto gjatësi: në Temeqinë rruga e asfaltuar është e gjatë 420 metra, rruga që ka filluar të hapet në Kërvasari është e gjatë 680 metra dhe ajo në Lladrovc është e gjatë 750 metra”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Network of…