Asfaltohet rruga Obiliq-Plemetin-Prilluzhë

09 korrik 2019 | 13:34

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të martën ka inspektuar nga afër asfaltimin e rrugës R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë.
Ministri Lekaj ka thënë se kjo rrugë lidhë komunat e komunitetet mes vete dhe ndikon në zhvillimin ekonomik të Obiliqit e Vushtrrisë.

Ai ka ritheksuar përkushtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, që krahas zhvillimit të projekteve të reja, të mirëmbajnë në vazhdimësi rrugët ekzistuese.

Rruga R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë, ka gjatësi prej tri kilometra dhe po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë me dije se…