AShAK-u në 16-vjetorin e pavarësisë hap ekspozitën me dorëshkrime origjinale të Demaçit

11 shkurt 2024 | 09:43

Për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës me datë 16.02.2024 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do ta hapë ekspozitën me dorëshkrime dhe dokumente origjinale të atdhetarit Adem Demaçi.

Në ekspozitë do të dominojnë materiale të Arkivit të periudhës së hetimeve, gjykimit dhe dënimit për aktivitetet kombëtare të Adem Demaçit, të cilat kryesisht nuk janë ekspozuar më parë.

“Agjencia Shtetërore Arkivave të Kosovës, më datë 16.02.2024, në kuadër të programit shtetëror për shënimin e përvjetorit të 16’të të pavarësisë së Kosovës, me një ekspozitë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sjellë para publikut dokumente origjinale, dorëshkrime dhe materiale tjera burimore të veprimtarisë politike atdhetare, kulturore, artistike të Veprimtarit të Ceshtjes Kombetare, Adem Demaçi”, thuhet përmes një njoftimi në facebook.

Demaçi konsiderohet  një prej figurave më të mëdha të historisë politike e kulturore kombëtare.

Adem Demaçi ka lindur më  26 shkurt 1936 dhe ka vdekur më  26 korrik 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë komentet e bëra…