AShAK-u sot mban mbledhje përkujtimore për Luan Mulliqin

23 tetor 2023 | 08:03

Dje ka ndërruar jetë skulptori Luan Mulliqi.

Për nder të tij, sot Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, me fillim prej orës 11:00, do të mbajë mbledhje përkujtimore.

AShAK ka njoftuar se në orën 11:30 do të fillojnë homazhet.

Funerali niset nga AShAK në orën 13:00, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 16:00.

“Me këtë rast Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton se më 23 tetor ora 11:00 në mjediset e saj do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa në ora 11:30 fillojnë homazhet për të ndjerin. Funerali niset nga ASHAK-u në ora 13:00. Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Kosovës dëbuan gjatë kësaj jave priftin Fotije, igumenin…