“Ashpërsohet” fushata në Mitrovicë: Vetëvendosje i publikon Bedri Hamzës një video-montazh

19 shtator 2021 | 19:02

Është ashpërsuar fushata elektorale në Mitrovicë.

Vetëvendosje në Mitrovicë i ka publikuar një video Bedri Hamzës, ku ai shihet duke duartrokitur gjuajtjeve me armë në një tubim të PDK-së.

Sipas videos së publikuar nga VV, citohet edhe deklarata e Hamzës ku ai kishte deklaruar se “fshehja e krimit, është pjesëmarrje në krim”.

Komunikata e Qendrës së Vetëvendosjes në Mitrovicë:

Po Bedri, nëse fsheh krimin je pjesëmarrës në krim, sepse duhet me denoncuar krimin!

Gjuajtja me armë në vende publike është krim dhe mos lajmrimi i rastit në polici është vepër penale, sipas paragrafit 1.9 – neni 378 të Kodit Penal të Kosovës.

Pyetje, a e ke denoncuar gjuajtjen me armë në vend publik apo vetëm i ke duartrokitur armëve? Ky rast dhe shumë të tjera si ky, janë fytyra e vërtetë e PDK-së që bashkëjeton me krimin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fehmi Ferati, ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e…