Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovices tallet me Agim Bahtirin

19 shtator 2021 | 18:59

Fehmi Ferati, ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje përgjatë zgjedhjeve komunale të 2017’ës, e ka marrë me humor kandidaturën e pasuesit të tij në zgjedhjet komunale të këtij viti, Agim Bahtirit.

Ferati, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka shpërndarë fotografinë e një qytetari për të cilin mediat lokale gjatë ditës raportuan se po luante me letra në kompjuterin ku kryhen shërbimet komunale të Mitrovicës. Kjo foto, ish-kandidatit të VV’së për kreun e Mitrovicës po i asocion me programin zgjedhor të Bahtirit.

“Programi zgjedhor i Agim Bahtirit!”, ka shkruar Ferati.

Ferati ishte kundërkandidat i Bahtirit më 2017-ën, teksa ky i fundit po garonte me subjektin politik AKR. Vetëvendosja më 2017-ën në Mitrovicë kishte mbledhur 16,93 për qind të votave, duke ia pamundësuar shkuarjen në balotazh.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme Arjan Konomi iu përgjigj talljeve të vazhdueshme…