ASK: Rritet rreth 5 për qind konsumi i energjisë

23 gusht 2023 | 08:16

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin qershor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

“Gjatë muajit qershor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 454.79 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 340.75 GWh, ose 4,73% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njofton ASK-ja, raporton RTKlive.

Sipas ASK-së, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 19,6%.

Po ashtu, bëhet me dije se prodhimi i thëngjillit ishte rreth 4.89 mijë ton, ose 17,43% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2022).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë njëvjeçare ndërroi jetë pasi u la brenda furgonit…